Politikë

Vrasja tragjike e 8-vjeçarit në Fier, Basha: I tronditur, kambanë alarmi për strukturat e shtetit të parandalojnë rate të tilla

17 Nëntor 2021, 12:44
  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar i tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit në Fier, duke iu shprehur ngushëllime familjes, Basha shkruan se kjo ngjarje e rëndë është një kambanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit që të parandalojnë ngjarje të tilla.

“Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve! Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një kambanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë”, shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Tragjedia në Fier, Rama: Dënimi me vdekje nuk zgjidh asgjë, do ndërhyjmë në legjislacion! Meta: Përgjegjës ata që nuk bënë detyrën! Basha: Kambanë alarmi për institucionet, të veprojnë


  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?