Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, zbardhet dëshmia e autorit: Isha pajisur me armë prej 1 viti (por s'tregon kush ia dha pistoletën me mulli)! Çoi policinë në vendngjarje

26 Janar 2022, 08:52| Përditesimi: 26 Janar 2022, 13:59

  • Share

LEZHË- 17-vjeçari Florian Përvathi e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës. Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të paktën 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.

Referuar raportit të policisë i cili tashmë i është përcjellë prokurorisë, rezulton se 17-vjeçari Florian Përvathi menjëherë pas ngjarjes ka shkuar tek zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë. Menjëherë blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu të cilin e morën me vetë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Aty gjetën të vrarë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.

Pasi blutë konstatuan çfarë kishte ndodhur, prangosen menjëherë 17-vjeçarin Florian Përvathi dhe e dërguan në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, aty ku po qëndron tashmë që prej ditës së hënë. Këtë të mërkurë prokuroria pritet të dërgojë në gjykatë kërkesen për masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale vrasja me paramendim dhe armbajtje pa leje.

17-vjeçari Florian Përvathi ekzekutoi të hënës më armë zjarri fqinjin e tij Lek Lekgjonaj, pasi vëllai i këtij i të fundit i kishte vrarë babanë, Gjon Përvathi në vitin 2009.

 

Ora 11:46
Detaje nga vrasja për gjakmarrje në Lezhë, autori dhe viktima pinin kafe në të njëjtin lokal në lagje, s'kishin shfaqur shenja armiqësie

1643033692_florianpervathi.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja për gjakmarrje në Lezhë. Gazetari Elvis Hila raportin se 17-vjeçari, Florian Përvathi e kishte ruajtur shënjestrën prej gati një jave, e ndërsa për planin e tij nuk e ka ditur askush tjetër, madje as familjarët. Nga sa mësohet, nga kontaktet me banorët e lagjes, autori dhe viktima Lek Lekgjonaj, janë parë duke konsumuar kafe në të njëjtin lokal në lagje, por nuk kanë shfaqur shenja armiqësie.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?