Kronikë

Vrasja në Tiranë, zbulohet zanafilla e konfliktit mes çiftit! Viktima akuzonte vajzën e autorit për tradhti: Shkoi në spital me dashnorin

4 Qershor 2021, 12:58| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 13:52

  • Share

 

Report Tv ka mësuar zanafillën e konfrilkit mes çiftit, Kudret dhe Dhurata Saliaj. Mësohet se viktima, që u ekzekutua sot nga vjehrri, ka akuzuar vajzën e autorit, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Kishte kërkuar divorcin, vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin para gjyqit, plagoset avokati! Në pranga autori dhe bashkëshortja e viktimës, bashkëpunuan në vrasje


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?