Kronikë

Vrasja në Tiranë, policia arreston gruan e viktimës: Dyshohet bashkëpunëtore e autorit të krimit

4 Qershor 2021, 21:22| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 22:33

  • Share

1622834652_797060ba16364a466.jpg

Viktima Kudret Saliaj, Dhurata Saliaj dhe i ati i saj, autori Mexhit Picari

Policia e Tiranës ka arrestuar Dhurata Salianj, vajza e Mexhit Picarit, autorit i vrasjes së dhëndrit të tij Kudret Saliaj ditën e sotme në një lokal, e akuzuar si bashkëpunëtor e babait të saj.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 53-vjeçari Mexhit Picari, dyshohet se kreu krimin në bashkëpunim me vajzën e tij, njëherazi bashkëshorte e viktimës.

Dhurata ishte e pranishme sot në lokalin ku babai i saj i ekzekutoi burrin duke e qëlluar 8 herë, 5 prej plumbave e kapën në trup. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës,  Adriatik Cama.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Kishte kërkuar divorcin, vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin para gjyqit, plagoset avokati! Në pranga autori dhe bashkëshortja e viktimës, bashkëpunuan në vrasje


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?