Kronikë

Vrasja në Tiranë/ Kush është prokurori i 'dosjeve të dështuara' që mbeti sot i plagosur, do i nënshtrohet operacionit

4 Qershor 2021, 12:15| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 16:55

  • Share

1622818543_cama.jpg

Adriatik Cama, ish-Prokurori i Tiranës, i shkarkuar nga Vettingu, ka qenë pjesë e disa dosjeve 'të dështuara', si ajo e 21 janarit, mos-dënimi i Mark Frrokut dhe disa çështjeve të tjera hetimore. Cama s e nisi karrierën e tij në Tepelenë ku mbante postin e zv-drejtues Prokurorie, por për një, çështje të përfunduar jo ashtu siç pritej ai u shkarkua nga detyra duke marr gradën e një oficeri të thjeshtë, për t’u transferuar më pas në Has. Sot, Cama është me profesion avokat, ku ka marrë në mbron policin Nevaldo Hajdaraj, i cili në 8 dhjetor vrau të riun Klodian Rasha. Aktualisht ai është në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Kishte kërkuar divorcin, vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin para gjyqit, plagoset avokati! Në pranga autori dhe bashkëshortja e viktimës, bashkëpunuan në vrasje


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?