Vrasja në Prishtinë, Ministri Sveçla njofton për krijimin e një task-force! Një person humbi jetë nga dora e kriminelëve të lënë të lirë

5 Gusht 2023, 14:46| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 14:52

  • Share

Palët e përfshira në konflikt mbrëmjen e 4 gushtit në një disko në qendër të Prishtinës janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqëri të cilët i kanë shpëtuar burgut bën të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça

Nga përleshja me armë mbeti i vrarë një 39 vjeçar ndërsa 17 të tjerë u plagosën, mes tyre 14 gra.

“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë. Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t'i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetra të rinj të tjerë” shkruan Svelça në një postim në facebook

Sipas policisë shkak ishte një mosmarrëveshjeje mes disa burrave.

Svelça shprehet kritik ndaj gjykatave.

 “Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme. Drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia është një sistem i plotë kur të gjithë institucionet përmbushin funksionin e tyre.  Është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet, por mbi të gjitha përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë dhe guximi i gjykatësve për dënime drakonike për këtë kontigjent kriminal”

Më tej Ministria e Brendshme thotë se do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme

“Drejtësia është virtyt që duhet mbrojtur nga e tërë shoqëria, përfshirë aktivistët e shoqërisë civile dhe gazetarët. Ndjenja e të drejtës duhet të jetë shqetësim për të gjithë ne. Shembujt e ndëshkimit të krimit shërbejnë edhe si mbështetje për rolin e policisë sonë”


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Një viktimë dhe 17 të plagosur pas sherrit me armë zjarri në disko, i përfshirë një anëtar i FSK dhe një person i kërkuar nga FBI


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?