Vrasja në piceri zbulon rrjetin e kokainës, 11 anëtarë të grupit dënohen me burg nga gjykata belge, mes tyre edhe shqiptarë

4 Nëntor 2023, 17:36| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 18:09

  • Share

11 persona, të dyshuar se kanë marrë pjesë në trafikun e kokainës mes Holandës dhe Italisë janë dënuar nga Gjykata penale e Brukselit. Dënimet për bandën, pjesë e të cilës janë edhe shqiptarë, filluan nga një deri në 10 vite burg.

Rrjeti i drogës sipas medieve të huaja është zbuluar vetëm pasi një nga drejtuesit e saj u qëllua për vdekje në prill 2020 nga një vrasës me pagesë, në një piceri të vendosur në qendër të Strombeek-Bever. Vrasësi me pagesë raportohet se është një shqiptar. 

Sipas hetuesve banda importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e presoi në Belgjikë dhe më pas e transportoi në Itali me makina me ndarje të modifikuara.

Rrjeti i drogës, i përbërë kryesisht nga shqiptarë e bullgarë, u ekspozua pasi drejtuesi që njëhkohësisht ishte pronari i një picerie në Strombeek-Bever u qëllua në mes të ditës në prill 2020. Burri mbeti i plagosur rëndë në vendngjarje, por më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra në spital. 

Makina e arratisjes së autorit atëkohë u gjet e djegur në Meise dhe arma e vrasjes ishte aty. kurse i shqiptari që dyshohet se është vrasës me pagesë, u arrestua pak më vonë në Merchtem. 37-vjeçari shqiptar ndodhet ende në paraburgim në pritje të gjykimit. Pas vrasjes së pronarit të picerisë, vëllai i tij mësohet se ka marrë drejtimin e rrjetit të drogës.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?