Vrasja në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: U tentua vrasja e Ardjan Gjeloshit, plumbat kapën ekonomistin

10 Shkurt, 09:18| Përditesimi: 10 Shkurt, 12:30

  • Share

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihana dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi.

Sipas zv.drejtorit të policisë objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës. Sipas Berberit është tentuar që të ekzekutohet 51-vjeçari.

'Sot është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi A.GJ si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën S.M 70 vjeç. Kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale, jemi në veprimet e para. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë hetimet, mosmarrëveshjet që ka pasur objektivi, pronari i firmës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.', tha zv.drejtori i krimeve, Gentian Berberi.


Lajmi kryesor:

Atentat brenda zyrës pronarit të një firme inertesh në Kurbin, mbetet i plagosur! Vritet ekonomisti që ndërhyri për ta mbrojtur (EMRAT+VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?