Bledar Toçi, Marsida Qatja dhe viktima Dritan Haxholli

Vrasja në Kavajë/ Polici i burgjeve Toçi i pandehur për vetëmbrojtje,  nën akuzë për drogë Marsida Qatja

27 Mars 2020, 15:16| Përditesimi: 27 Mars 2020, 15:29

  • Share

Kanë kalur 7 muaj nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku Dritan Haxholli, mbeti i vrarë dhe shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi, mbeti i plagosur dhe Prokuroria e Kavajës ka nisur proceduar e përfundimit të hetimeve.

Bledar Toçi, njeriu që ekzekutoi me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, brenda ambienteve të shtëpisë së Marsida Qatjas në Kavajë është marë i pandehur për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” si dhe “Vrasjes në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme”.

I pandehur për këtë çështje është marrë edhe vëllai i Bledar Toçit, Bernard Toçi, i cili akuzohet për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 7 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Mes personave të marrë të pandehur në këtë dosje, është dhe Marsida Qatja, nëna e dy fëmijëve të mitur ndaj të cilës është ngritur akuza e “Vënies në dispozicion të lokaleve për konsumim të lëndëve narkotike”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 tetor 2019 në qytetin e Kavajës, ku brenda në banesën e Marsida Qatjas, ishin grumbulluar disa persona mes të cilëve dhe Bledar Toçi, të cilët po konsumonin kokainë.

Por nuk ka kaluar shumë, kur në ambientet e jashtme të apartamentit të Qatjas në katin e parë, është shfaqur Dritan Haxholli, i cili ka dashur të takojë me çdo kusht Marsida Qatjan, me të cilën kishte pasuar marëdhënie intime.

Por me vete Haxholli ka pasur dhe një automatik kallashnikov dhe pasi ka parë Bledar Toçin brenda në banesë ka hapur zjarr në drejtim të tij dy herë, ku një nga plumbat e ka kapur në qafë Toçin.

Ky i fundit që kishte me vete dhe armën e shërbimit, një pistoletë tip “Glock”, ka qëlluar plot 16 herë, duke lënë të vdekur brenda në banesën e Marsida Qatjas, Dritan Haxhollin.

Policia në vendgjarje gjeti një pellg gjaku në dyshemenë e apartamentit, ndërkohë sekuestroi sasinë e kokainës në pjata, armët e zjarrit dhe gëzhojat.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?