Ervin Mata

Vrasja në ish-bllok në 2018, si u vetëdorëzua dhe lirua nga akuzat Ervin Mata, sot në kërkim si i përfshirë në grup kriminal

20 Nëntor 2023, 22:17| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 00:51

  • Share

1700516494_1613383569ervinmata.jpg

Ervin Mata i kërkuar nga policia sot si i përfshirë në grup kriminal, ka qenë një nga personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në ambientet e lokalit "Monopol" në zonën e ish-bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit, 2018 ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

Mata u vetëdorëzua në policinë e Tiranës në 2 mars 2019 pas disa muajsh në kërkim. Atëherë gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës. Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori ndërsa prokuroria kërkoi arrest me burg mbi Matën.

Në qershor 2021 Ervin Mata, Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku u dënuan me nga 6 muaj burg për moskallëzim krimi që iu reduktua me 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim u  konvertua në 100 ditë pune në interes të komunitetit.

Në mungesë u gjykua ish komandoja Mervjol Bilo, i cili, sipas vendimit të gjykatës kishte qëlluar në kushtet e vetëmbrotjes. Bilo u dënua në mungesë me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Për të gjykata e Tiranës vendosi që dënimin me burg ta konvertojë në shërbim prove.

 


Lajmi kryesor:

SPAK zbërthen 'SKY', arrestohet Erzen Breçani, i biri dhe zyrtarë policie! Në kërkim Ervin Mata! Akuza për grup kriminal: Nga trafiku i drogës te sigurimi i kushteve për vrasje


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?