Vrasja në burgun e Peqinit, pas arrestimit të Kamber Hoxhës, një javë më pas emërohet drejtori i ri

22 Dhjetor 2023, 09:24| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 15:02

  • Share

Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Sipas burimeve për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj. Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve. Doka është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com që prokuroria e Elbasanit ka dërguar për vlerësimin e masës së sigurisë të Sokol Mjacajt, i cili vrau në burg Arben Lleshin dhe plagosi shokun tjetër të qelisë Ilir Shaqjan është edhe dëshmia e Kamber Hoxhës, drejtorit të policisë së burgut të Peqinit, - ditën kur ndodhi ekzekutimi.

Kamber Hoxha kishte vëtëm 1 muaj që ishte komanduar në atë pozicion, ndërsa ishte me një karrierë 28 vjeçare si i punësuar në sistemin e burgjeve.

Nga dëshmia e tij mësohet si Sokol Mjacaj u zhvendos nga 41 – Biz në godinën B.

"Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë. Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda"- ka deklaruar Hoxha.

Drejtori i burgut së bashku me 11 punonjës janë tashmë nën akuzë për ngjarjen e rëndë të ndodhur, ndërkohë që prokuroria dorëzoi në gjykatë kërkesën për burg ndaj Sokol Mjacajt dhe 12 anëtarëve të stafit.

TË AKUZUARIT
Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër
Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç
Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire
Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtori: 22/12/2023 11:00

    Jane ndrru te gjithe drejtoret hajdute qe ishin dhe jane zevendesuar Me po aq me shume hajdute nga fushekruja e drenova e peqin e fier 313 e burgu grave e spital burgu!!! Pse nuk japin llogari pse i hoqen dhe nga i moren qe i vune kto hajdutet Dhe kriminelet e ri apo vazhdon bashkepunimi me intrigat e dibres Me malsine e madhe qe nga 1997... Se jane te gjithe ish oficera policie ish prokuror e hetues Dhe ish kriminele ne rezerve qe po bashkejetojne me njeri tjetrin Dhe po bejne ne shqiperi ca i do qefi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?