Krimi brenda familjes në Bathore/ E reja u vra nga ish- kunati në sy të fëmijës sapo iku policia! Po largohej nga shtëpia që 'u bë mollë sherri'! Kapet 33-vjeçari

16 Shtator 2020, 09:22| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 17:59

  • Share

TIRANË- Kur xhaxhai i arrestuar nga policia pas 14 orë ndjekje, qëlloi me çifte dy herë mbi nënën e saj, 8-vjeçarja ishte tre hapa larg. Dëgjoi krismën e armës dhe pa trupin e prindit shembur në tokë. Vendi u mbush me gjak dhe lagjja u alarmua nga britmat e grave. Është e gjitha çdo mbaj mend vajza e Jetmira Hasanit, viktima e krimit mbrëmë në Bathore. Sot vogëlushja nuk ndodhej në shtëpinë ku u rrit deri natën e ferrit. As gjyshja tashmë e mbyllur brenda mureve nuk e bindi dot. Dajat e morën më vete, aty ku dhe do ti japë nënës së saj lamtumirën e fundit.

Pas divorcit të Jetmirës, lidhja mes kunetërve ishte ftohur. Me kalimin e viteve shtëpia ku jetonin së bashku, u kthye në shkak i konflikteve të ashpra. Nga njëra anë 34- vjecarja një ish punëtore fasonerie, që këmbëngulte të rrinte në derën ku ishte futur nuse dhe po rriste vajzën.

Nga ana tjetër 31-vjecari Agroni Tanushi, një i papunë i martuar, xhaxhai i 8 vjecares, babai i së cilës kishte hequr dorë nga martesa, duke shpallur divorcin 4 vite më parë dhe që prej shumë kohësh ndodhet emigrant në Greqi. Një nënë e re që s'ka ku të shkojë dhe një kunat i zemëruar me kunatën. Të gjithë me origjinë nga Kukësi, për katër vite nuk vendosën paqe.

Konfliket e shumta detyruan 34 vjeçaren të kërkonte në gjykatë urdhër mbrojtje, e cila u vendos më 15 korrik të këtij viti ndërsa 2 muaj më pas kur gjithçka dukej se do i kthehej normalitetit deri kur mbrëmjen e së martës çdo gjë mori rrjedhë dramatike. Jetmira Hasani nxori  plaçkat në rrugë për t'u larguar. Më herët, policia i kishte shkuar në ndihmë, por gruaja nuk u tërhoq nga vendimi për të ikur. Ky ishte momenti kur Agron Tanushi e qëlloi dy here me pushkë, duke e lënë të vdekur para portës së shtëpisë

Urdhëri i mbrojtjes

Pas 14 orë ndjekjeje,  policia arrestoi Agron Tanushin vrasësin e Jetmira Hasanit.  Ai ishte larguar menjëherë pas krimit  dhe në vendin e ngjarjes la armën me të cilën e kreu. Arrestimi i tij u bë në Lushnje aty 31-vjeçari po tentonte të fshihej tek e motra në një lagje në periferi të qytetit. Nga ana tjetër policia vazhdon mbrojtjen e familjarëve të tij pasi ekziston frika e një hakmarrjeje të mundshme nga familja e viktimës. Për këtë arsye është në shtëpinë e tij në Bathore aty ku dhe ndodhi krimi vendosur dhe perimetri i sigurisë.

Jetmira Hasani dhe autori i dyshuar kunati i saj Agron Tanushi

Ora 17:52
Vrasja në Bathore, vëllai i viktimës: Vjehrra e kishte kërcënuar më parë se do e vriste me pushkë

Vëllai i viktimës Jetmira Hasani të vrarë mbrëmë në Bathore nga kunati i saj tha se motra e tij ka qenë në konflikt me familjen e bashkëshortit. Në një deklaratë për mediat ai theksoi se nëse policia do të kishte bërë punën e saja ajo nuk do të ishte e vdekur. Viktima i kishte thënë se vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë e kishte 2-3 muaj që nuk flinte atje.

"Motra ka jetuar aty se aty ka lindur fëmijën. Ka shkuar për të marrë materialet e veta, që të mos shkonte më kurrë aty. Ka qenë hasëm me kunatin. Motra ka njoftuar policinë. Ka shkuar aty. Ka qenë dhe nusja e vëllait për të shoqëruar motrën për mbledhjen e plaçkave. Ka pas jetuar aty. U tërhoq për të mos jetuar më aty. Sikur na thotë nusja e vëllait që ka qenë prezent në ngjarje, policia i ka kërkuar Agron Tanushit që do vish në komisariat. Shoqërimi nuk u krye dhe u ka ikur me armë me vrap. Motra e ka pasur urdhrin e mbrojtjes prej disa muajsh. Ka pas edhe më përpara konflikte. Konfliktet e para i ka pasur me pleqtë e më pas me bashkëshortin. Pastaj me kunatin që ka kryer vrasjen. Nëna e ish-kunatit, vjehrra e motrës ka nxitur për vrasjen e motrës time. Ka pas thënë vetë motra ime që Bukuria, vjehrra do të të vras vetë me pushkë. Kishte mbi 2-3 muaj që nuk flinte atje. Po të ishte policia në krye të detyrës, motra ime do ishte gjallë sot. Policia nuk e ka shoqëruar në komisariat. Ja ka kërkuar në mënyrë vullnetare. Duhet të kontrollonin shtëpinë. Minimumi duhet të rrinin aty derisa dy palët në konflikt të mos ishin përballë njëra-tjetrës se mund të konfliktoheshin prapë. Kanë pasur konflikte që kanë përfunduar në komisariat. Në prezencë të policisë nuk e di. Mua nuk ma kthejnë motrën, por drejtësia të bëje punën e vet", tha vëllai i viktimës.

Ora 13:41
Vrau ish- kunatën, arrestohet në Lushnje pas disa orësh në kërkim 31-vjeçari! Po fshihej te motra

Arrestohet pas disa orësh në kërkim 31-vjeçari, Agron Tanushi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau kunatën për  motive pronësie. Report Tv mëson se ai u kap nga uniformat blu në një lagje në Lushnje, pasi atyre banonte motra e tij.

"Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë.  Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi  largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.

Menjëherë pas  njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja  J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera  si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e  vendndodhjes së autorit.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara,  bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje  dhe falë metodave proaktive mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh,  para pak minutash  autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga  nga  shërbimet e  Komisariatit të  Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta  ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen  J. H., 34 vjeçe.  Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve", njofton policia. 

Ora 12:01
Flasin fqinjët e Jetmira Hasanit: Agron Tanushi qëlloi menjëherë pasi u largua policia, u arratis i qetë në këmbë (VIDEO)

Jetmira Hasani është gruaja që u vra nga kunati i saj Agron Tanushi. Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Bathore të Kamzës, ku Jetmira është qëlluar me armë në sy të vajzës së saj 8 vjeçare ka tronditur banorët e zonës.

Në një prononcim për mediat, banorët kanë thënë se pak para ngjarjes, policia ka qenë në vendin e ngjarjes, por menjëherë pasi është larguar ka ndodhur vrasja.

Njëri nga banorët tha gjithashtu se viktima i kishte nxjerrë plaçkat në rrugë dhe po priste të largohej për pak, por u qëllua nga kunati i saj. Siç tregohet, autori Agron Tanushi është larguar në këmbë dhe komshinjtë thonë se ishte i qetë në momentin e ikjes nga vendi i ngjarjes.

"Djali ishte i mirë, bëri disa ndërtime këtu. Nuk e dinim për konfliktin, nuk e di se çfarë i ka ndodhur atij. Jetmira ka qenë e ndarë dhe ka pasur katin e dytë. Jetonte bashkë me gocën e saj në kat të dytë. Mbrëmë kalova dhe çova djalin në shkollë, policia ishte njëherë dhe sa iku policia u bë atentati. Policia ishte aty, materialet i nxorën jashtë me i çu në shtëpi tek vëllezërit dhe pastaj u bë atentati. Pastaj kishte shti dhe e kishte vrarë. Ajo i kishte nxjerrë plaçkat në rrugë edhe do të ikte. Kishin ardhur dhe makinat që t'i ngarkojë, pastaj ai ka dalë me çifte. Policia e ka kontrolluar 100 herë atë, se ku e ka marrë çiften. Më pas ka ikur lart rrugicës, ka ikur në mënyrë të zakonshme, pa pasur asgjë. Mua më thanë që kishte ikur i qetë. Ka qenë herët kur ka dalë, si ka mundësi mos të kapet ai. Pa makinë, pa gjë ka ikur", tha një banor që jetonte afër shtëpisë së viktimës.

Ora 11:10
Vrasja në Bathore/ Viktima po merrte rrobat për t'u larguar nga shtëpia që u bë 'mollë sherri' prej vitesh, u vra në sy të fëmijës 8 vjeç (VIDEO)

Ditën e djeshme, Jetmira Hasani ka qenë duke zbritur rrobat e saj dhe sendet personale për t'u larguar nga banesa së bashku me fëmijën e saj 8-vjeçar, por në ato momente ka pasur një tjetër konflikt me ish- kunatin, që agravoi deri në përdorimin e armëve duke sjellë edhe një viktimë. Ajo pretendonte se banesa ku jetonte pas ndarjes nga bashkëshorti është  e saja, duke bërë që të kishte konflikte të vazhdueshme me ish- kunatin, Agron Tanushi, i cili i mori jetën. Aktualisht në këtë banesë jetën vetëm nëna e autorit, dhe fsmiljarët i druhen një hakmarrjeje të mundshme, pasi edhe dje ka pasur një përplasje mes 2 familjeve.

Ora 10:10
FOTO/ Kjo është gruaja që u vra me çifte dje nga ish- kunati në Bathore

Kjo është Jetmira Hasani, e cila dje u vra nga ish- kunati i saj, Agron Tanushi. Report Tv ka siguruar foton e saj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/09/2020 01:07

    Ky eshte konflikt prone.N.q.s shtepia eshte e vjerreve ,ajo ndahet ne sa femije jane,ne kete rast dy djem. Pjeset e djemve ndahen baraz me bashkshortet e tyre,dhe ne rast vdekje,si kjo gruaja,pjesa e saj I kalon tani automatikisht vajzes 8 vjecare.Keto ndarje vlejne dhe ne rast divorci,gruaja qe u vra kishte prape te drejte mbi nje pjese te shtepise.E vetmja gje qe mund te ndryshoje kete rend ndarje pasurie ,mund te jete ndonje femije I panjohur,ose nje testament ku vendoset qartazi vullneti I te zotit te shtepise se kujt do qe t,ia lere pasurine.Ne raste te caktuara kur ke arsye te forte me argumente te pakundershtueshme,mund ta hedhesh ne gjyq dhe nje testament.

    Përgjigju
  • Sefer daja: 16/09/2020 15:16

    Pse e kapet??? A nuk i futshit nje plumb kokes mo mir? Tani do paguajme me taksat tona per avokat,prokuror,gjyqtar,polic shoqerimi e polic burgjesh,ushqim e kujdes shendetsor qe ky kriminel te jetoje e te boj si i fort nga burgu!!!

    Përgjigju
  • Vali: 16/09/2020 13:11

    Do jet arsye tjeter jo pronsie. Cpune kishte me kunaten ai mostra.

    Përgjigju
  • Tralala: 16/09/2020 12:32

    Te gjidha kunatat jan ngaterrestare dhe qellimi tyre eshte te armiqesojn burrin me vellezerit..jan zagare..ne raste te tilla duhen rrahur nuk duhet te tolerohen fare i keshilloj burra ti fusin ne vask me uje te ftohet ..dhe po e perseriten prap ti fusin ne banjo per tre dit te flen atije ne banjo derisa ti vin trut ne vend..

    Përgjigju
  • Ada: 16/09/2020 12:19

    Sa gjynah! A po ikte , pse e vrave ? po vajza qe kerkon nenen ? kriminel

    Përgjigju
  • okot: 16/09/2020 12:10

    urdher mbrojtje e terci verci.....a behet shpellari njeri ...jo ...po ska kjo e ndjera ndojne vella kushuri vallahi ta kisha soj do ja merja jeten un atij qe dhe me kanun nuk esh bur por pusht frikacak nje cop mut i madh dhe pret te behet ky vend...ka tridhjet vjet posht baaaaa do dhe 300 te tjera te mesohet me regullat e jetes normale qytetare...duan shekuj te dalin nga shpella...ptuuuuuuu plere me karer kembe....

    Përgjigju
  • Ilo: 16/09/2020 09:45

    Urdher mbrojtje leshi, Edhe pse ka patur konflikte te meparshme e kane lene ne nje cati me ate te"cmendurin" nen meshiren e nje cope letre qe Agron Tanushi e perdori si leter higjenike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?