Vrasja e policit Xhulio Prela në 2020, Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysën

6 Korrik 2023, 11:40| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 15:57

  • Share

Prokuroria e Lezhës kërkoi sot dënimin me 20-vite burg për Redion Hysën, i cili akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të policisë Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Konkluzionet u dhanë nga prokurori Erjon Shehaj dhe tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Eva Hysko, e cila do të vendosë për fatin e të riut.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen policit.Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.

Pas një kontrolli policia gjeti një armë zjarri pistolete  ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, dhe rezultoi se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela. Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë.

Madje ekspertet, shtojnë se edhe predha, që i ka marre jetën punonjësit të policisë, është qëlluar pikërisht nga arma e gjendur ne banesën e Redion Hyses.

Për ketë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës ne depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por i riu nga mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër Xhulio Prela. Ky i fundit u ekzekutua me armë zjarri në oret e para të mëngjesit të 6-dhjetorit të vitit 2020 teksa po lëvizte me automjetin e tij në drejtim të Tiranës.

Do të jetë gjykata që do të vendosë në lidhje me fajësinë e tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?