Astrit dhe Brahim Bilali

Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, 25 vite burg për Arsen Stojkun, mik i familjes Lici

24 Mars 2023, 14:26| Përditesimi: 24 Mars 2023, 14:28

  • Share

25 vite burgim është dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Arsen Stojkun, njërin nga personat e arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Arsen Stojku akuzohet se ka pasur rol në vrasjen e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit.

Fillimisht gjykata e Shkodrës e kishte dënuar Stojkun me 6 vite heqje lirie për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”. Ndërsa prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin e tij me 35 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të dy personave. Arsen Stojku është personi i vetëm që ndodhet në burg për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Arsen Stojku 29 u arrestua me 25 Prill të 2019-ës në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër ngjarje kjo e ndodhur me 30 mars të 2019-ës. Dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Brahim dhe Astrit Bilali janë vrarë me 21 plumba, brenda në banesën e tyre në Shkodër.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lesi: 24/03/2023 17:37

    Ibrahim ja fute bukur kushrinit hallall

    Përgjigju
    • Lesi: 25/03/2023 10:47

      Ja futi der ne koc rrezikut

    • Pah: 24/03/2023 21:00

      Pse,ka fillu pun gjykates Ibrahimi?

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?