Shyqyri Beu

Vrasja e tij u zbulua nga përgjimet në ‘SKY ECC’, kush është shqiptari që u ekzekutua nga grupet kriminale në Maqedoninë e Veriut

26 Janar, 19:19| Përditesimi: 26 Janar, 22:53

  • Share

Përgjimet në ‘SKY ECC’, kanë zbuluar një grup kriminal në Maqedoninë e Veriut, i cili është goditur nga policia, që më pas ka zbuluar një sërë ngjarjesh kriminale, mes tyre edhe vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu, në 2020 në Shkup. Kreu i grupit kriminal është Sheval Muaremi, nga fshati Gërcec i cili, nga mediat maqedonase njihet si “bosi i Gërçecit”. Por kush ishte Shyqyri alias Tauland Beu, i cili njihej në Kryevidh të Kavajës si “Riku Beu”.

Prej muajit Mars 2020 Shyqyri Beu, babai i një fëmijë ishte zhdukur pa adresë. Ka qenë bashkëshortja e tij që ka shkuar në ambientet e policisë së Kavajës, ku ka deklaruar largimin e bashkëshortit të saj nga banesa dhe nuk dinte vendodhjen e tij.

Prokuroria e Kavajës, prej datës 10 prill 2020 kishte nisur një procedim për akuzën e “Largimit nga banesa”, kjo pasi nuk kishte asnjë të dhënë se ai mund të ishte rrëmbyer nga persona të tjerë. Më pas ky procedim u pushua nga ana prokurorisë në datën 24 prill 2020.  

Sipas burimeve ai kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë-Thanë, pasi kishte probleme me drejtësisë Shqiptare, për shkak se Shyqyri Beu, thonë burimet dyshohej për vjedhjen e një makine, raporton Shqiptarja.com.

Trupi i pajetë i Shyqyri Beut, u soll nga Maqedonia e Veriut në Kavajë, ku familjarët e viktimës i dhanë lamtumirën e fundit. Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Kavajës, Shyqyri Beu u gjet i vdekur në 15 maj, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Informacionet thonin se Beu, ishte i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë. Ai besohet se ishte në shërbim si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan, për të cilat kishte shkuar dhe në Maqedoninë e Veriut.

Referuar dhe informacioneve të mara nga familjarët, Shyqyri Beu, nuk kishte asnjë arsye për të shkuar në Maqedoni, pasi në këtë shtet ata nuk kishin asnjë të afërm


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Përgjimet në ‘SKY ECC’ ‘fundosin’ grupin kriminal në Shkup, akuzohen edhe për vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu në 2020


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?