Bota

Vrasja e të riut me ngjyrë nga policia, sërish protesta në Minneapolis

12 Prill 2021, 09:16| Përditesimi: 12 Prill 2021, 09:19

  • Share

Mineapolisit në SHBA është përfshirë sërish nga protestat,  pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë.

I riu I cili u vra nga policia u ndalua fillimisht për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti. Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplasej me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. I riu është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Wright.

Menjëherë pas kësaj ngjarje në qytet u rikthyen protestat, ku policia u detyrua të hedhë gaz lotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte "duke vëzhguar nga afër situatën" dhe po lutej për familjen Wright.  Mineapolis, u bë qendra e protestave të Black Lives Matter pas vrasjes së George Floyd, majin e kaluar.  Aty tanimë  po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e tij dhe oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se "nuk mund të marrë frymë".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?