Kasem Kasmi dhe Mikea Zaka

Vrasja e shqiptarit në Frosinone, mediat italiane: Autori kishte frikë se do të rrëmbehej

12 Mars, 16:28| Përditesimi: 12 Mars, 16:38

  • Share

Mikea Zaka, 23 vjeçari shqiptar i arrestuar vrasjen e bashkatdhetarit të tij Kasem Kasmi (27 vjeç), në Frosinone brëmjen e të shtunës kishte frikë se mos rrëmbehej.

Kështu raportojnë mediet italiane teksa vijojnë të publikojnë detaje të reja lidhur me sherrin mes shqiptarëve gjatë të cilit mbeti i vdekur Kasmi dhe u plagosën tre të tjerë.

Media italiane Il Mesagero shkruan se autori kishte frikë se mos rrëmbehej. Këtë e përditshmja italiane e arsyeton me faktin se pse Zaka shkrepi armën në një lokal të mbushur plotë me njerëz.

Media italiane sjell në vëmendje edhe një tjetër detaj. Viktima, vëllai dhe dy miqtë e tij mbërritën afër lokalit me një makinë Lancia të bardhë, dhe e lanë atë të ndezur anës rrugës Aldo Moro.

Arsyeja e vetme e besueshme është se ata donin ta linin gati automjetin për një rrëmbim të mundshëm. Megjithatë, ata nuk dyshonin se 23-vjeçari ishte i armatosur.

Arma me të cilën vrasësi qëlloi viktimën, aktualisht nuk gjendet askund dhe për këtë arsye zhytësit e zjarrfikësve po skanojnë shtratin e lumit Cosa. Mendohet se gjatë arratisjes Mikea Zaka e hodhi armën në lumë.

Autori 23-vjeçari, Zaka kishte deklaruar më herët për policinë se ai kishte debatuar me 27-vjeçarin për një vajzë, por ky motiv nuk e ka bindur prokurorinë. Nuk janë përjashtuar edhe pistat e tjera që kanë të bëjnë me trafikun e drogës dhe prostitucionin.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa: 12/03/2024 17:21

    Mir se ai asht ne burg, po ai Ka vra dhe nuk e di a Ka hy ne gjak me familjen e te vrarit ?

    Përgjigju
    • Lala: 13/03/2024 09:40

      Na Cat trapin me kanunin e me hyrjen ne gjak.popull idiot.viti 2024 akoma me kanun.kanuni thot ene QE shpulla lahet me plum ballit.e pra i ndjeri me Shok e kan zgerdhi ne Dru ne disa raste Ket tipin QE vrau NGA a frika.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?