Vrasja e shqiptarit në 2020 në Belgjikë që çmontoi trafikun e drogës! Kreu i bandës, pronar picerie! Pas ekzekutimit të tij u zbulua aktiviteti kriminal

29 Janar 2023, 08:04| Përditesimi: 29 Janar 2023, 14:28

  • Share

BELGJIKË- Një vrasje e ndodhur në një piceri në qendër të Stromeek-Bever, ka çuar në shpërbërjen e një bande të madhe droge që drejtohej nga shqiptarë në Belgjikë. 12 persona, kryesisht shqiptar dhe bullgarë, kanë dalë para gjykatës penale të Brukselit të akuzuar për rolin e tyre në trafikun e drogës. Dy drejtuesit e bandës rrezikojnë 12 dhe 13 vite burg, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës rrezikojnë 5-8 vite burg.

Si ndodhi vrasja që zbuloi trafikun e drogës
Në prill të vitit 2020 qendra e Strombeek-Bever u trondit nga të shtënat. Pronari i një picerie, 42-vjeç u qëllua për vdekje brenda picerisë. Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem. Ai i kishte vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë. I dyshuari për vrasjen, është një 35-vjeçar shqiptar, i cili është ende në paraburgim në pritje të gjykimit.

Hetimet
Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë. Ndërsa pas vdekjes së tij në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata. Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër shtëpiat e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever. Këta të 12 u vunë nën hetim dhe më pas u morën në pyetje nga gjykata penale e Brukselit për rolin e tyre në trafikun e drogës.

“Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë, gjithmonë duke ndjekur të njëjtën rrugë”, tha prokurori publik.

‘Ato e importuan drogën nga Kolumbia në Holandë. Ata merrnin kokainë me një nivel pastërtie nga 95 deri në 96%.’- tha prokurori i çështjes.

Dy drejtuesit e grupit u përballen me dënime me burg prej 12 dhe 13 vjetësh dhe burgim nga pesë deri në tetë vjet për anëtarët e tjerë të bandës, përfshirë gruan e viktimës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?