Vrasja e shqiptarit Ilir Hidri në vitin 2017 në Ekuador, arrestohet në Maqedoni narko-trafikanti Remzi Azemi

6 Dhjetor 2023, 15:13| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 22:42

  • Share

Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Remzi Azemi, narko-trafikanti i kërkuar nga Interpoli për trafik droge dhe i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidrit në Ekuador në maj të vitit 2017.

“Interpol realizoi kapjen e Azemi Remzi në Maqedoninë e Veriut me njoftim të kuq për veprën penale të vrasjes së ndodhur në vitin 2017”- njoftojnë autoritetet ekuadoriane.

Azemi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ilir Hidrit. Ekzekutimi i këtij të fundit ndodhi pas një atentati që iu bë Remzi Azemit në qendër të Guayaquilit. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas konflikteve mes autorit dhe viktimës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Banda e Azemit i cili ka shtetësi kosovare, akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë. Ata dyshohej se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë.

Autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt shtetit të Amerikës së Jugut.

Ora 17:08
FOTO/ I akuzuar për vrasjen e Ilir Hidrit, kush është Remzi Azemi që u arrestua sot në Maqedoninë e Veriut

1701878765_remziazemi.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e Remzi Azemit, narko-trafikantit i cili u arrestuar sot në Maqedoninë e Veriut dhe akuzohet për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidrit në Ekuador në maj të vitit 2017.

Azemi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ilir Hidrit. Ekzekutimi i këtij të fundit ndodhi pas një atentati që iu bë Remzi Azemit në qendër të Guayaquilit. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas konflikteve mes autorit dhe viktimës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?