Viktimat Regis Runaj dhe Emiljano Ramazni dhe i arrestuari si porositës Erion Alibej

Vrasja e Regis Runajt në Elbasan, vijon gjyqi ndaj Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit

25 Tetor 2022, 14:41| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 14:51

  • Share

Ka vijuar në GJKKO procesi gjyqësor ndaj Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës për akuzën e vrasjes së Regis Runajt mbrëmjen e 29 korrikut 2021 në Elbasan.

I penduari Euglen Halili përfundoi marrjen në pyetje me dy seanca, duke u shpjeguar mbi vrasjet dhe personat e përfshirë, ndërsa Xhuliani Hoxha u deklarua sot se nuk dëshiron të merret në pyetje nga Prokurori.

Ndërkohë që është shtyrë që në seancën e radhës të merret në pyetje Erion Alibej, për të cilin para një javë SPAK tërhoqi kërkesën për gjykim duke kërkuar tashmë më shumë kohë për më shumë hetime.

Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika.

Policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan. 

 "Truri" i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg".

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kriza: 25/10/2022 16:52

    Ishalla , dalin keto ….Ju pres…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?