Protestuesit përpara Konsullatës Shqiptare në Janinë

Vrasja e Rashës/ Protesta edhe në Greqi, disa të rinj mblidhen përpara konsullatës shqiptare në Janinë!

15 Dhjetor 2020, 09:57| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 09:59

  • Share

Vrasja e Klodjan Rashës ka shkaktuar protesta edhe në Greqi. Disa të rinj kanë protestuar përpara konsullatës shqiptare në Janinë.

Të rinjtë, pjesë e lëvizjes "Gesture" u mblodhën përpara Konsullatës me banderola të mëdha ku shkruhej shqip dhe në gjuhën greke "Shqipëria dhe Greqia janë shtete policore".

"Në Shqipëri dhe Greqi kundërshtari është shteti dhe policia".

Protesta e të rinjve në Janinë zgjati 1 orë.  Gjithashtu janë hedhur edhe fletushka me mbishkrime ku denoncohet vrasja e 25 vjeçarit Rasha nga polici shqiptar.

Në fund të rinjtë hodhën bluzat e tyre në rrugë në shenjë proteste.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emri: 15/12/2020 12:56

    I paska lene greku te mblidhen? Greqia eshte shtetrrethim komplet

    Përgjigju
  • Berat: 15/12/2020 11:05

    Rini urt o njerez se do hani dru nga greku,Kerkoni njer te drejtat tuaja aty Ku jeni se po ju shtypin Greket

    Përgjigju
  • Alb: 15/12/2020 10:46

    Po ju bani protesta per dretata tuja nje her, si nuk keni shkolla shqip.

    Përgjigju
  • Titi: 15/12/2020 10:25

    Bazat e lsi ne greqi po tregojne injorancen e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?