Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Vrasja e ‘Presidentit’ të Çamërisë, zhvillimet të reja në Holandë, hetuesit kthehen në vendngjarje, polumbarët kërkime në lumë

5 Nëntor 2020, 15:26| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 15:47

  • Share

AMSTERDAM- Kur janë bërë mbi 16 muaj nga vrasja e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë Festim Lato, autoritetet holandeze i janë rikthyer hetimeve për të zbuluar më shumë për vrasjen makabre e cila deri më tani ka mbetur një mister.

Nga kjo e hënë deri dje pasdite hetues dhe palombarë janë parë në kanalin ku u gjet trupi i copëtuar i 43-vjeçarit Festim Lato në Amsterdam, si edhe në shtëpinë ku ai qëndronte, për të bërë të mundur gjetjen e provave për zbardhjen e ngjarjes.

Festim Lato u gjet i vrarë dhe trupi i tij i copëtuar u gjet në 19 korrik 2019 në kanalin Amsterdam-Rhine pranë Loenen aan de Vecht.

43-vjeçari Lato ishte një biznesmen dhe një figurë e njohur pasi ishte vetëshpallur si president i krahinës së Çamërisë dhe bënte thirrje për çlirimin e saj.

Ndërkohë që një nga arsyet e vrasjes së Festim Latos mund të jenë edhe borxhet e shumta që ai kishte në persona të ndryshëm.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barjam Hajro: 06/11/2020 09:34

    Ky ishte mashtrus nuk ka te beje fare me ceshtjen Came vrasja

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 05/11/2020 17:14

    Eshte vrare nga sherbimet sekrete greke, kete e di edhe gomari, ne bashkpun im me vrases me pagese.

    Përgjigju
  • dulja: 05/11/2020 15:52

    ja te shikojme cfare do beje Hollanda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?