Vrasja e policit Saimir Hoxha mund të ishte shmangur, ILD kërkon masë për dy prokurorët që hetuan Aldi Ramën: Shkeljet e tyre liruan 21-vjeçarin

16 Shkurt 2022, 12:59| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 14:09

  • Share

Nëse 2 prokurorë do ta kishin  bërë punën e tyre siç duhet efektivi i krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha mund të mos ishte ekzekutuar nga 21 vjeçari Aldi Rama mëngjesin e 28 shtatorit të kaluar. Ky krim i rëndë mund të mos kishte ndodhur nëse hetimet do ishin bërë brenda afateve dhe i riu do të ishte pas hekurave, pasi ishte arrestuar më parë nga vetë viktima për posedim droge.

Në këtë përfundim ka dalë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili ka vënë re shkelje dhe parregullsi dhë kërkon procedim disiplinor për prokurorët. Në kërkesën e drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë ILD kërkon hetimin ndaj dy magjistratëve pasi pasojë e veprimeve të kryera ka ardhur pasoja e rëndë e humbjes së jetës së policit.

ILD konkludon se si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve në mospërmbushje të detyrës funksionale, si prokuror gjatë hetimeve paraprake, prokurori F. G ka bërë dorëzimin e akteve të procedimit penal në gjykatë në tejkalim të afatit të paraburgimit për të pandehurin, ç'ka ka sjellë për pasojë konstatimin nga ana e gjykatës, të shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” dhe ka caktuar për Aldi Ramën “arrest në shtëpi”.

Kjo sjellje sipas ILD përbën mospërmbushje të detyrës së prokurorit, të cilit i është dhënë atributi kushtetues për të ushtruar ndjekjen penale dhe kontrolluar hetimet paraprake, me qëllim dërgimin e çështjes në gjykatë, në respektim të afateve ligjore procedurale penale.

Nga ana tjetër ILD thotë se prokurori M.L pa shkaqe të arsyeshme ka lejuar moszbatimin e Udhëzimit të detyrueshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, duke sjellë për rastin e kësaj çështje penale, konfuzion për kohën e dorëzimit të akteve nga prokurori i çështjes dhe në vijim në gjithë zinxhirin e hallkës së funksionimit administrativ në prokurori për kalimin e akteve në gjykatë. Kjo sjellje e tij përbën mospërmbushje të detyrës, duke cenuar pozitën dhe figurën e një drejtuesi prokurorie, që si prokurori më i lartë për të gjithë prokurorët e zyrës që drejton, duhet të respektojë ai i pari udhëzimet e një prokurori më të lartë. 

Për këto shkelje Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkon nga KLP që të marrë masën disiplinore “Vërejtje publike” për të dy magjistratët.

Oficeri krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtatorit të kaluar teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Oficeri Saimir Hoxha u shpall 'Dëshmor i Atdheut'.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 16/02/2022 18:38

    Prokuroret e koruptuar vetem me iniciale dhe fleterrufe dmth verejtje pubkike, per nje birre ne timon me emer, mbiemer edhe emrin e babait. Kjo qe ka ndodhur eshte rrethane dhe jo pasoje e veprimit kriminal te te riut. Hetoi qe krye inspektori perse kallezimi i ketij te riu per dhunen shtazarake ne komisariat nuk u morr parasysh dhe perse nuk u morr asnje mase proceduriale per policet dhunues nga prokuroria? Ne fillim u tha qe oficeri nuk e njihte te riun, tani na del qe paska qene ai qe e arestoi. Mos ka qene ky polic ndonje nga dhunuesit e ketij te riu? Llogjika aty te con sepse ajo vrasje me aq mllef nuk kishte perse te ndodhte. Ndoshta ky eshte shkaku i vertete i vrasjes, ose ndonje model koruptiv. E shpallen hero policin te nesermen pa filluar dhe mbaruar hetimet se ndryshe nuk kishin si benin show. Nderss vetevrasja ketij djali te ri eshte perralle qe se besojne as femijet. E ekzekutuan per te mbyllur skandalin e dhunes ose ndonje gje me te madhe se kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?