Policia e Kosovës në veri të vendit

Vrasja e policit në Banjskë, policia e Kosovës zbarkon në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan

11 Tetor 2023, 13:43| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 15:50

  • Share

Policia e Kosovës ka kryer 3 bastisje në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, operacioni ndërlidhet me sulmin terrorist të dirigjuar nga Beogradi më 24 shtator. Deri më tani, nuk dihen detaje të tjera rreth këtij operacioni.

Më 24 shtator një grup i armatosur në krye me Milan Radojiçiqin hynë në Bajnskë të Kosovë, ku vranë policin Afrim Bunjaku.

Si ndodhi përplasja në veri të Kosovës
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë. Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?