Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Elbasanit s’i gjen adresën Emiljan Prengës, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj (VIDEO)

2 Dhjetor 2022, 10:50| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 14:40

  • Share

ELBASAN- Gjyqi ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, është shtyrë përsëri. Arsyeja është e njëjtë me atë të herës së kaluar, duke qenë se nuk është njoftuar Emiliano Prenga, një nga të plagosurit në ngjarjen e 21 prillit 2021. Kjo ka bërë në Gjyqi në Themel të mos hapet pasi s’mund të ndodhë kjo pa qenë prezent gjithë protagonistët e çështjes.  Burimet thanë se “Prenga nuk gjendet në adresën që ka vendosur në gjendje civile për t’i dorëzuar fletë-thirrjen”.

Seanca e radhës do të jetë në 14 dhjetor ora 10:00.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Emiljan Prenga

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 02/12/2022 12:41

    Jepini burgim te perjetshem kokres se malokut. Cfare kerkonte ne elbasan i armatosur dhe perse qelloi mbi nje person te paarmatosur. Iku nga frika se do e kishin ngrene te gjalle maskarain.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?