Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca në Apel për ankimin e Arbër Paplekajt! Mungoi prokurori

14 Shkurt, 13:42| Përditesimi: 14 Shkurt, 13:43

  • Share

TIRANË- Është shtyrë sërish në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 në Elbasan.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit të çështjes Genti Xholi, i cili kërkoi shtyrjen pasi nuk mund të merrte pjesë për arsye familjare. Seanca e radhës u caktua për më datë 4 mars në orën 09:30.

Më 12 korrik 2023 Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg ish-policin Arbër Paplekaj, për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani. Gjykata e Elbasanit dha 3 vite më pak dënim nga pretenca e paraqitur prej prokurorisë.

Nga 1 vit shërbim prove gjykata dha për dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Vrasja ndodhi më 21 prill 2021. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elbasanlliu: 14/02/2024 18:03

    Po pse Bardhi nuk merret i pandehur si organizator i grupit kriminal që vranë Mjekun e pa fajshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?