Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon rihetim të dosjes, prokuroria kërkon kohë

30 Shtator 2022, 09:40| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 14:18

  • Share

ELBASAN- Në gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan është zhvilluar, pasi ishte shtyrë për 6 herë radhazi, seanca ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në vitin 2021.

Prokuroria ka kërkuar kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve, kjo pasi Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës. Nën hetim për këtë ngjarje janë edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' për shpërdorim detyre.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Pak ditë më parë Report Tv publikoi edhe pamjet për herë të parë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, atëherë kur kishte nisur konflikti verbal mes Strukturës së Armatosur të PD-së dhe Pjerin Xhuvanit. Kjo strukturë pretendonte se Xhuvani po blinte votat në favor të PS-së, prandaj kishin njoftuar policinë. Më pas, përplasja me armë nisi në sy  të Nushit dhe Pallës. Në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.

Kush është Albert Nushi, ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i përfshirë edhe në dosjen ‘Babale’
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Albert Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Raportohet se një nga grupet në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla. Ky informacion i publikuar nga mediat ende nuk ka një konfirmim. Sipas mediave këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar.  Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes 'Babalja'. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/10/2022 00:23

    Te filmi /PERBALLIMI/ eshte nje skene ku nje kulak i kerkon zyrtarit te shtetit,t'ia rishikoje tatimin e detyruar,me saktesisht sa grure duhet te dorezoje ne shtet.Zyrtari i korruptuar pranon t'ia rishikoje.Keshtu eshte dhe me kete Papleken,kerkon t'ia rihetojne dosjen.Cfare ka per te rihetuar? Ai vete e pranoi vrasjen,vertet tha qe e beri per vetembrojtje,por ama armen e perdori para trurit dhe duket qe gjate ngjarjes,me perjashtim te policeve qe ia mbathen,vetem grupi i Paplekes duket se ka patur arme!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?