Gazetari Mero Baze

Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Mero Baze: Paskemi paramilitarë nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë

22 Prill 2021, 09:00| Përditesimi: 22 Prill 2021, 09:07

  • Share

Gazetari Mero Baze ka reaguar lidhur me deklaratën e Drejtuesi Politik të PD në Elbasan, Gazment Bardhi pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, i cili ka pranuar se Partia Demokratike ka ngritur një strukturë të armatosur për mbrojtjen e votës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ai shkruan se ka paramilitarë të armatosur nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë dhe se anëtarët e kësaj strukture, kur vrasin njerëz, nuk quhen vrasës, por mbrojtës.

Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Lidhur me këtë ngjarje që tronditi vendin ditën e djeshme, në një deklaratë për mediat ka reaguar drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi duke pranuar skandalin se Partia Demokratike ka ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prill, i cili quhet "Struktura për Mbrojtjen e Votës"

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 22/04/2021 19:47

    Largojini keto bageti qe vetem gjakderdhje duan,lereni popullin te votoj ke te doj, keta maskarenj te pd duhen tredhur pa prejashtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?