Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Braçe poston foton e Berishës: Sa herë lexon humbje në zgjedhje, sytë e tu bëhen gjak dhe vritet një njeri

22 Prill 2021, 14:04| Përditesimi: 22 Prill 2021, 14:09

  • Share

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, duke postuar një foto të ish-kreut të PD, Sali Berisha.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Braçe ngre akuza nga Berishës duke thënë se sa herë ai lexon humbje në zgjedhje, sytë e tij bëhen gjak dhe sa herë ai lexon humbje në zgjedhje vritet një njeri.

“Është Sali Berisha, doli dje më në fund që askush mos ngatërrohet, askush mos e harrojë”, shkruan Braçe në postim.

Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ToniCH: 22/04/2021 20:43

    Mjaft bot blabla po po patet by....plaseni mrena ne burg e mos rrini tuj bo blabla si gore. Berishen, Meten, Mediun, fakte keni sa te doni po s‘keni byth e guxim se edhe ju si ata jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?