Vrasja e Nikulajt, eksperti i sigurisë: Banda e huaj tregon fuqinë financiare të krimit! Atentati mund të ketë kushtuar deri në 500 mijë euro

28 Prill 2023, 12:20| Përditesimi: 28 Prill 2023, 12:45

  • Share

Zbardhja e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është një punë shumë e mirë e policisë. Kështu deklaron eksperti i sigurisë Artan Rexhepi në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili nënvizoi se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Sipas Rexhepit përdorimi i bandës së huaj tregon edhe fuqinë financiare që ka krimi.

Rexhepi thekson se Nikulaj ishte një person i fuqishëm në zonë dhe se vetëm në këtë formë mund t’i afroheshin, pra pikërisht shtetasin e huaj.

‘Puna e policisë është shembullore. Do të ishte mirë që ky intensitet i fiksimit të provave të ishte edhe për ngjarje të tjera kriminale.  Në rastin konkret dyshohet për gjakmarrje, pro gjithsesi është një grup i strukturuar kriminal.  Pala e policisë është e admirueshme. Banda e huaj tregon fuqinë financiare të krimit. Ndërhyrja fillestare lë për të dëshiruar, por puna e policisë është e admirueshme. Qëllimi kryesor i autorit është realizmi i veprës penale. Ata janë njerëz që rriten për të vrarë mbahen mirë nga mafia dhe në momentin e duhur përdoren. Në planin e realizmit të detyrës për asgjësimin  viktimës ato e kanë realizuar. Nikulaj ishte një person i fuqishëm në zonë dhe vetëm në këtë formë shtetas që huaj mund të afroheshin.’- tha Rexhepi.

Rexhepi shtoi se një atentat i tillë mund të ketë kushtuar deri në 500 mijë euro. Sa i takon vrasjes për hakmarrje, sipas ekspertit, vrasje të tilla kanë 0 shanse që të parandalohen.

‘Nuk është faktuar se është histori gjakmarrje. Historitë e gjakmarrjes kanë 0 shance që të ndalohen, përderisa kohë hyn kodi i nderit dhe në këtë kuadër vështirësohet parandalimi.’- tha Rexhepi.

Pak ditë më parë, policia zbardhi vrasjen e Ardian Nikulajt dhe shpalli në kërkim, ekzekutorin portugez Ruben Saraiva, porositësin Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik! Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe katër bashkëpunëtorët britanikë. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • noku: 28/04/2023 20:34

    mire eshte qe policia te mbgeshtetet tek ekspertet e cdo fushe. dhe sekuestrimi i aseteve te krimit eshte shume i rendesishem, pasi u pret krahet bandave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?