Vrasja e Nazim Bandulës, 55-vjeçari u qëllua 13 herë, 6 plumba e kapën në trup! Asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes, autorët u larguan me 'Benz'

12 Prill 2022, 11:50| Përditesimi: 12 Prill 2022, 13:04

  • Share

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin sot në Shkodër të 55-vjeçarin Nazim Bandulës. Bëhet me dije se autorët kanë përdorur një automjet tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë me xhama të zinj, ndërsa të gjitha gëzhojat kanë mbajtur në makinë pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë në vendin e ngjarjes. Në drejtim të viktimës është qëlluar 13 herë, ku 6 plumba e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Skena është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit.


Lajmi kryesor:

Atentat në Shkodër, ekzekutohet Nazim Bandula i përfshirë në trafikun e drogës, armëve e prostitucionit! Në vitin 2000 bashkë me vëllanë u përfshinë në një vrasje, 3 vite më pas iu bë atentat


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?