Vrasja e Luljeta Prezës zbulon abuzimin, një 24-vjeçar në pranga! E mitura që pa krimin: Më shfrytëzonte për prostitucion

4 Gusht 2023, 10:33| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 11:39

  • Share

DURRËS- Një tjetër person ka rënë në pranga, pas ngjarjes ku mbeti e vrarë Luljeta Preza në Durrës. Kësaj radhe bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion të miturën që ishte e pranishme në momentin kur 32-vjeçarja u vra me thikë më 2 gusht.

Ka qenë vetë 15-vjeçarja e cila ka bërë kallëzimin në Polici, pais u shoqërua fillimisht lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës. E mitura ka thënë se Eridon Patlli e ka shfrytëzuar për prostitucion gjatë kohës që ata bashkëjetonin në bashku. Për këtë arsye, 24-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa e mitura është në hetim në gjendje të lirë për veprën penale moskallëzim krimi.

"Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion", njofton policia. 

Luljeta Preza u masakrua me thikë nga dy djem që bënin të njëjtën jetë rruge, në kushtet e mbijetesës. Një ditë pas ngjarjes së rëndë tek Ura e Dajlanit, policia arrestoi Aldo Ibrahimin dhe Ylli Grabovarin si autorë të dyshuar të krimit. Autorët si dhe tre vajza që panë krimin u larguan, ndërsa trupi i pajetë i Luljetës u gjet pas 10 orësh nga kalimtarë të rastit. Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Luljeta është goditur me thika nga dy persona, që kanë qenë në shoqërinë e saj dhe kanë konsumuar kokainë para krimit, mes tyre edhe 15-vjeçarja.

Për zbulimin e autorëve, hetuesit i ndihmoi dëshmia e dhjetëra anëtarëve të komunitetit rom që lypin e prostituojnë prej muajsh tek ura e Dajlanit në sytë e Policisë Durrësit dhe institucioneve të tjera. Dy të arrestuarit nuk e kanë pranuar autorësinë, por hetuesit po punojne për mbledhjen  e provave që implikojnë ata në vrasje, siç janë dhe analizat biologjike dhe shenjat e gishtërinjve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ura: 04/08/2023 10:59

    Si nuk u be nje mbar te shkoj ne hell keta mostra qe shfrytezojn femra e per me shum te misura per prostituta Ah mor shqiptar na ka humb ajo qe quhet NDER i femres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?