Viktima Liridona Ademaj, bashkëshorti Naim Murseli

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata e Prishtinës zgjat paraburgimin për bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe 2 të arrestuarit e tjerë

27 Shkurt, 17:04| Përditesimi: 27 Shkurt, 17:46

  • Share

Gjykata e Prishtinës ka vendosur ditën e sotme të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshortin e saj Naim Murseli, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Mirlinda Gashi, zëdhënëses e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se kjo gjykatë u ka vazhduar masën e paraburgimit Murselit, Plavës dhe Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, që ndodhi më 29 nëntor 2023”.

Krimi i rëndë tronditi Kosovën ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë ku fillimisht u raportua si një grabitje nga ana e bashkëshortit të viktimës, Naim Murselit, i cili më vonë u zbulua se kishte planifikuar të gjithë ngjarjen për vrasjen e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve të tyre.

Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 i del para veturës me maskë në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?