Kostandinos Kacifas

Kronikë

Vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat në 2018, Prokuroria e Gjirokastrës përfundon hetimet: Veprimet e RENEA korrekte, 35-vjeçari vrau veten! Gjykata nuk pranon kërkesën

11 Tetor 2021, 09:34| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 16:56

  • Share

Tre vite pas vrasjes së Kostandinos Kacifas, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

Por Gjykata e Gjirokastrës nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas. Përmes një njoftimi Gjykata bën me dije se ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta.

Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit kanë ngritur një sërë pretendimesh për këtë çështje.

Ora 16:47
Prokuroria përfundoi hetimet për vrasjen e Kacifas, Gjykata e Gjirokastrës nuk pranon kërkesën: Të kryen hetime të tjera

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Përmes një njoftimi Gjykata bën me dije se ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

“Në vijim të interesimit të medias për çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ju informon se pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve”, thuhet në vendim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 12/10/2021 23:23

    Akoma merreni me kte zorrqirin? Nje qafir me pak.

    Përgjigju
  • Himara: 12/10/2021 11:19

    Po ky po godiste me automatik cne I pafajshem

    Përgjigju
  • Iris: 12/10/2021 00:37

    Gjykata e Gjirokastres do qe t'a nxjerre <<hero>> me zor ??!!

    Përgjigju
  • Emi: 11/10/2021 11:44

    Ashtu ju tha Greku ta benit ne kartele vrau veten qe ta mbajne per hero ate te mjerin trushplare. Ai plumbin ne balle e kishte pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?