Klodjan Rasha dhe vendi ku është vrarë

Vrasja e Klodjan Rashës, takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës mes drejtorit të ShÇBA-së dhe strukturave të tjera hetimore

10 Dhjetor 2020, 14:12| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 14:44

  • Share

Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku ka mbetur i vrarë Klodjan Rasha, është duke u zhvilluar tani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Drejtori i ShÇBA-së, dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv të çështjes. Ndërkohë është dërguar ne Gjykatë nga ana e Prokurorisë, kërkesa për caktim masë sigurimi personal Arrest ne Burg, për policin.

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në takim mësohet të jenë Drejtuesi i Prokurorisë, Tiranë, Elizabeta Imeraj, grupi hetimor qe drejtohet nga Prokurori Ardian Braho, dhe forcat e policisë.

Për vrasjen e Rashës dje janë zhvilluar protesta të dhunshme nga ana e qytetarëve. Policia ka arrestuar 3 organizatorët e protestës, nën hetim në gjendje të lirë ka vënë 2 organizatorët e Durrësit! Në kërkim është këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi dhe 7 protestues të tjerë. Nga protesta sipas policisë kanë mbetur të lënduar 16 efektivë. I riu u vra mëgjesin e 8 dhjetorit nga një efektiv policie në rrugën "Dritan Hoxha".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?