Vrasja e Klodjan Rashës/ Sandër Lleshaj: Kamerat e sigurisë kanë zbardhur gjithçka, po hetojmë dhe analizojmë çdo gjë (VIDEO)

12 Dhjetor 2020, 20:22| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 21:05

  • Share

Ministri Lleshaj në intervistën për Report Tv u shpreh se për vrasjen e Klodjan Rashës po bëhet hetimi penal më shumë përgjegjësi dhe po bëhet analiza brenda policisë për të parë se çfarë mësohet dhe do të mësohet.

"Kamera e trupi nuk prish punë pasi ajo do të na tregonte rrjedhjen e ngjarjes, ndërkohë që dinamika e ngjarjes është e zbardhur nga një mori kamerash. Tashmë është e provuar që ngjarje është bnë tejkali8m të mbrojtjes në kushte ligjore të punonjësit të Policisë.

Ne kemi nevojë të analizojmë dhe të përmirësojmë punën e policisë.  Por nuk evidentojmë defekte në zinxhirin e komandimit të policisë, sipas vlerësimit të deritanishme është e gjitha një dramë e sjelljes së papërshtatshme e një polici të vetëm të policisë. Duhet parë sepse por ende nuk e kemi një persë. Vetë punonjësi i policisë nuk e ka thënë ende pse.  Motivi dhe detajet e vendimmarrjes së punonjësit të policit në ato çaste mbeten për tu sqaruar", tha Lleshaj.

 


Lajmi kryesor:

Intervista në Report Tv/ Lleshaj: Kam vizituar privatisht familjen e Klodjan Rashës! Kamerat kanë regjistruar gjithçka për vrasjen (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?