Vrasja e Klodian Saliut/ Burimet: Kapet në Dubai i kërkuari Plaurent Dervishaj, ish anëtar i bandës së Durrësit

11 Dhjetor 2020, 14:20| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 15:47

  • Share

Plaurent Dervishaj, njeriu që është shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK për ekzekutimin e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005, mësohet se është arrestuar në Dubai. Ndalimi i Dervishaj dyshohet se është kryer nga policia e Dubait, pas kërkesës së prokurorisë së Posaçme SPAK, për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Shqipëri. Lajmi për arrestimin e Dervishaj ende nuk është bërë publik nga SPAK, por burime policore kanë konfirmuar për “Shqiptarja.com”, se Dervishaj është arrestuar në Dubai.

Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

Ndërsa sipas Luftar Recit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reccit. Me arrestimin e Plaurent Dervishaj, tashmë personi i vetëm që vijon të jetë në kërkim është Lulzim Berisha. Lidhur me arrestimin e Dervishaj në Dubai, “Shqiptarja.com”, kërkoi të marrë një njoftim zyrtar nga drejtues Arben Kraja, por ky i fundit refuzoi të përgjigjet.

Plarent Dervishaj dhe Klodian Saliu

Kujtojmë se më 8 dhjetorin e javës së kaluar SPAK zbardhi dy ngjarjet e bujshme të 2005 ku me një diferencë prej 24 orësh u vranë Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliu. Për këto dy vrasje të akuzuarit kryesor janë Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe anëtarët e bandave të tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, ndërsa SPAK po i trajton të dy vrasjet në një dosje të vetme, duke akuzuar Lul Berishën dhe Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, i cili shoqëronte Lamajn në ashensor.

Ndërkohë që dje Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit 'Asgjë nuk harrohet', Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • anonymous: 11/12/2020 18:50

    Deri tani si qytetar nuk i besoja SPAK por me kete levizje me duket fillim i mir dhe ne qofte se do vazhdoj keshtu do i rikthehet besimi Shqiptarve tek drejtesia

    Përgjigju
  • USA: 11/12/2020 17:52

    Loku ja dhe nje rast tjeter.Stresi sa here eshte arrestuar dhe ja ku e ke PARA KRYEMINISTRISE.Edhe une dua cfare mendon ti po ja ky eshte realiteti shqiptar.

    Përgjigju
  • Meni: 11/12/2020 17:33

    Kriminel 24 karat. Ky fundrrin shpreheshe , "jam gjithmon 2 hapa para policis" po tani ku je, vrat e pret si deshët. Traumatizuat jetën e Durrsakëve. U desh të dërgonte zoti Edi Ramën për të lar krimet që keni bër.

    Përgjigju
    • Durres: 12/12/2020 17:36

      te ty shpreheshe ai??? apo degjon nga funderrina ne kafe qe krijojn thashatheme e gazetat lozin me mendjen tuaj. Eshte kollaj me njerez pa mentalitet.Punoni at bene ne vend to thashathemeve.

    • Skrapari: 12/12/2020 14:44

      Mos e krruj bydhen me skraparin ti lapanjos muti ..laj gojen para se tja marresh ne goj..

    • O plak: 11/12/2020 20:36

      O meni supermeni ma fort grun qorre ate bo. Ky hallall ska lon jabanxhit me komandu Durrsin e plenave si puna jote ja ka tregu venin

    • Aaaa: 11/12/2020 19:15

      Ku ja ngjove shprehjet ti ktit mer plak. Shko re klluf kari shif hallin tat mos u mer me llafe. Ca ka traumatizu ky? Ka bo qe mos te hyje kome maloku ene skrapaliu me bo si horr ndurres ket ka bo. Kur sjeto ndurres mos fol me artikuj gazetash se duket i ore larg qe je nga ato llapat qe lepin bythet e partive. Kur sja di historine mos llap si qen tshkerdhefsha ropt

    • Beni: 11/12/2020 19:15

      Seriozisht e kishe kete pjesen e fundit per Edi Ramen?

  • USA: 11/12/2020 16:04

    Si gjithe qeveritaret dhe ky do dale i pafajshem dhe i lumte.Ky meriton te behet minister i brendshem,te pakten e kane frike qeveritaret.

    Përgjigju
    • Loku: 11/12/2020 17:36

      O amerikon ky zdel mo o burr. Veçse vdekjen do ja nigjojm ktyne pleqve kriminela.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?