Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Vrasja e Klodian Rashës, Basha ankohet te ndërkombëtarët: Policia tentoi të manipulojë ngjarjen! Po dhunohen gazetarët e opozitës

14 Dhjetor 2020, 16:23| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 17:06

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi në takim virtual me reporteret Joseph O’Reilly nga Irlanda njekohesisht dhe reporter i EPP/CD dhe Petter Eide nga Norvegjia.

Burime nga selia bëjnë të ditur se në bashkëbisedimin me reporterët, Basha u ndal dhe tek situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë së shtetit, duke thënë që ngjarja është tentuar të manipulohet.

Basha informoi reporterer edhe për pengimin e së drejtës së informimi dhe me shoqërimin dhe dhunumin e disa gazetarëve, duke sjellë një shkelje flagrante të lirisë së medias në vend.

Ai i solli në vemendje reportereve shkeljen e të drejtave të njeriut nga dhuna e policisë. Mësohët se Basha ka diskutuar edhe për  zhvillimet e fundit të situatës së pandemise, ekonomisë dhe politikës.

B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?