Vrasja e kandidatit për president të Ekuadorit, Blinken: SHBA ofron 5mln $ për informacione

29 Shtator 2023, 14:43| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 14:45

  • Share

Shtetet e Bashkuara ofrojnë pesë milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e përgjegjësve për vrasjen e kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin popullin e Ekuadorit dhe të punojnë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkojnë të minojnë proceset demokratike”, tha Blinken.

Villavicencio, një ish-deputet dhe gazetar kundër korrupsionit, u qëllua për vdekje në Quito më 9 gusht, më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale, raporton agjencia e lajmeve The Financial.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Policia e Ekuadorit ka arrestuar gjashtë të dyshuar për të cilët thotë se janë të gjithë kolumbianë që i përkasin grupeve kriminale.

Përveç shpërblimit prej 5 milionë dollarësh, Blinken njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacionin që çon në identifikimin ose vendndodhjen e çdo individi që mban një pozicion kyç drejtues në grupin përgjegjës për vdekjen e Villavicencio.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?