Ish-deputeti i vrarë, Pashko Ujka

Kronikë

Ekzekutimi i ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër, policia shoqëron disa banorë të zonës! Autori dyshohet si vrasës me pagesë! Familjarët mohojnë konfliktet

1 Dhjetor 2021, 13:44| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 14:11

  • Share

Policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona në lidhje me ekzekutimin e ish-deputetit Pashko Ujka. Burime pranë Policisë së Shkodres bëjnë me dije për Report Tv se personat e shoqëruar janë banorë të zonës të cilët mund të kenë parë autorin, në momentin e ngjarjes, por nga marrja në pyetje nuk është se është hedhur dritë për identitetin e autorit i cili dyshohet se është vrasës me pagesë.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet se autori kishte disa ditë qe ruante lëvizjet e Pashko Ujkës dhe për këtë arsye, janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë gjatë 10 ditëve të fundit.

Sa i takon familjarëve, ato janë thirrur në Polcinë e Shkodrës ku kanë mohuar të kenë konflikte me persona të tjerë, apo para borxh e cila ishte edhe pista kryesore e hetimeve.

Vrasja e dy ditëve më parë, është ende enigmë pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorit në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet. Pikëpyetje për grupin hetimor është edhe lëvizja e autorit i cili nuk rezulton të ketë pasur bashkëpunëtorë në momentin e krimit.

Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar i Velipojës, u vra me armë tip silenciator në sy të vëllait dhe bashkëshortes teksa po shëtiste në lulishte pranë Kisha Ortodokse në qendër të qytetit verior. Vrasësi besohet se ka vepruar i vetëm dhe ka qëlluar 64-vjeçarin me një plumb pas shpine dhe është larguar nëpër rrugicat e pallateve

Por kush ishte Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?