U infiltrua nga hasmi/ Biseda e fundit e Billës me të dashurën, telefoni i hapur edhe pas ekzekutimit! Vajza iku me nipin e autorit, u filmuan nga kamerat

27 Qershor 2020, 09:51| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 13:43

  • Share

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxorri në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohet.

Lakra ka qenë duke folur me të në telefon, telefonatë kjo e cila ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim. Nga hetimet ka rezultuar se vajza kishte lënë takim me 40-vjeçarin në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë dhe që çon hetuesit në pistën se vajza është përdorur si "karrem" nga hasmi për t'i bërë pritë 40-vjeçarit.

Adjola Lakra u arrestua një ditë më parë nga policia, teksa ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që Billa vrau në Angli në 2006, për t'i dhënë informacione mbi vendodhjen e tij, por theksoi se nuk kishte dijeni që do e vrisnin. Lidhja e saj me Hekuran Billën kishte ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku gjyqtarja Hoxha e Liroi me kusht dhe besohet se marrëdhënien e kishte krijuar me trysninë e Markut. Adiola është e njohura e Sebastian Malit, nipit të Prel Markut, bashkëpunëtor në krim, dhe ai ia ka kërkuar si nder, por edhe duke i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij. 

Njohja e tyre konfirmohet edhe pas kqyrjes së kamerave të sigurisë. Pas ekzekutimit, Lakra është fiksuar nën shoqërinë e Sebastjan Malit teksa dorëzonte makinën tip Nissan Mica, të marrë me qira për të ruajtur lëvizjet e Hekuran Billës. Pra, Lakra ka shoqëruar 22-vjeçarin në momentin që ky i fundit ka dorëzuar makinën te pika që e kishte marrë me qira.

1593250913_1593247650AdjolaLakradheHekuranBilla.jpg

Adjola Lakra dhe Hekuran Billa

 Në total, pas arrestimit të Lakrës, e çon në 3 numri personave që u janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel Markut, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.

Skema e vrasjes 
Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit një ditë më parë dhe zbulimi i një videoje hodhën dritë më shumë nga dosja e prokurorisë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën javën e kaluar. Sebastian Mali u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës. Por si u identifikuan? Report Tv siguroi një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës.

Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore bënë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 28/06/2020 18:14

    A ka bere vrasje viktima pse duhet te meret media me keta plehra eshte humbje kohe dhe energjish nga ane e gazetareve duhet te meren me probleme te tjetra jo kush u vra dhe kush e vrau duhet te meren me ujin qe nuk ka ne qytete dhe fshatra edhe pas 30 vjet nderrim sistemi me plehrat qe hidhen vend e pa vend madje edhe nga dritaret e pallateve etj keto jane probleme per tu marre jo kush beri pasuri ne emigrim dhe si i beri e me te tjera kurverira hajt tung

    Përgjigju
    • jetoni: 29/06/2020 01:25

      oooo beni

  • Loni: 27/06/2020 14:04

    Po paska qen grup I strukturuar kriminal. Gjygjtari I ceshtjes denim kapital per te gjithe pa marre parasysh asgje lehtesuese... Gjaku me gjak sepse drejtesia inegzistente. Nje shtet I kalbur edhe se kush ndikon ne kete ngjarje qe behet publike edhe vazhdon seriali I telenoveles nuk dihet!? Por ka pasur ngjarje me te renda edhe si Kan kushtuar kaq vemendje... E cuditshme nga kukesi me leke edhe vazhdon historia...

    Përgjigju
  • inspektor krimesh: 27/06/2020 11:58

    Prokuroria jone morre, zylyfe, e pse nxjerrin ne pazar hollesite e hetimit te nje vepre penale te rende, pa dale ne gjygj ceshtja. Shpresoj te mos kompromentohet i gjithe ky hetim nga kurvot qe kemi prokurore!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 27/06/2020 11:12

    Nje legjende me pak. WTF

    Përgjigju
    • vjeshta: 27/06/2020 16:49

      Hahahahah...

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?