Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dhe të drejtat e njeriut fokusi kryesor i bisedës së Biden me mbretin saudit

26 Shkurt 2021, 11:40| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 11:45

  • Share

Në telefonatën e tij të parë si president i SHBA me mbretin saudit Salman të enjten, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden theksoi nevojën për respektimin e të drejtave të njeriut, pak përpara botimit të një raporti të inteligjencës amerikane për vrasjen e gazetarit saudit  Jamal Khashoggi, në konsullatën në Stamboll.

Raporti, që do të publikohet së shpejti, pritet të implikojë në vrasje djalin e mbretit, princin e kurorës, Mohammed bin Salman, pavarësisht se ky i fundit e ka refuzuar përfshirjen në krim. 

Khashoggi u vra në tetor 2018 pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të mbledhur dokumentet që i duheshin për t'u martuar, me të fejuarën e tij turke. Vrasja shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe dëmtoi ndjeshëm reputacionin ndërkombëtar të Arabisë Saudite.

Një raport i Kombeve të Bashkuara për vrasjen e Khashoggi deklaroi më parë se ekspertët e konsultuar e gjetën “të pa-konceptueshme që një operacion i kësaj shkalle të mund të zbatohej pa dijeninë e princit”.

Biden foli me mbretin Salman në vend të Princit, i cili shihet gjerësisht si udhëheqësi i Mbretërisë në vend të babait të tij 85-vjeçar. Ish-presidenti Donald Trump, ka mbajtur lidhje më të ngushta me Arabinë Saudite, por një gjë e tillë duket se nuk do të mbahet në të njëjtin mënyrë nga Biden.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?