Sokol Sanxhaktari, Ardiano Hajdari dhe viktima Florian Lamcja

Kronikë

Vranë Florian Lamçen me shishe gjatë sherrit në lokal, prokuroria përfundon hetimet, dërgohet për gjykim dosja e dhëndrit të Qazim Sejdinit dhe shokut të tij

28 Maj 2021, 10:06| Përditesimi: 28 Maj 2021, 10:20

  • Share

Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e Florian Lamçes dhe Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdarin. Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Ata dyshohen se pasi pinë me Lamçen deri në orët e mëngjesit e qëlluan më pas me mjete të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik të 2020 në qendër të qytetit. Lamçe së bashku me Hajdarin dhe Sanxhaktarin kanë qenë së bashku në një lokal pranë qendrës së qytetit, madje postuan edhe foto të përqafuar në rrjetet sociale duke pirë. Rreth orës 05:30 të dehur u përleshën në bisedë e sipër dhe si pasojë e goditjeve me shishe dhe sende të tjera të forta, Florian Lamçe ndërroi jetë.

Sa i përket viktimës, ai ka qenë i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar me tre vite burg për pengim të zbardhjes së krimit, ndërsa është hetuar edhe për dy plagosje. Edhe vëllai i tij, Olti Lamçe, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekiles', Almir Canin. Më herët Report Tv zbardhi dëshminë e Sokol Sanxhaktarit ku deklaronte se nuk e mbante mend se përse e qëlloi Florian Lamçen.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?