Kronikë

Vrasja e Everest Çakës në Elbasan, Policia blindon lagjen ku u ekzekutua 41-vjeçari! Shoqërohen 2 persona

26 Maj 2021, 16:26| Përditesimi: 26 Maj 2021, 17:05

  • Share

Forca të shumta policie kanë ndërmarrë një kontroll blic në Elbasan, duke 'blinduar' lagjen "Skënderbej", ku u ekzekutua në një atentat të mirë organizuar 41-vjeçari Everest Çaka.

Oficerë të Krimeve të Rënda dhe Forcat Shqiponja po kryejnë kontrolle në disa ambiente, ndërsa deri më tani janë shoqëruar dy persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kanë qenë të shoqëruar edhe më parë për ngjarjen.

Everest Çaka u ekzekutua me 12 plumba më 11 maj në makinë, në sy të gruas. Çaka mbeti i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur në dorë. Çaka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta. Për ngjarjen janë marrë në pyetje rreth 25 persona, por ende nuk ka persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Çakës

1622041506_16209999401620761244EVERESTCAKA.jpg

Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës.

41-vjeçari kishte lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë. Bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?