Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon të pandehur Ibrahim Licin

10 Maj 2023, 18:28| Përditesimi: 10 Maj 2023, 20:59

  • Share

Pas shumë muajsh hetime, prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim në gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës. Dosja nga grupi hetimor i prokurorisë është dërguar ne gjykatën e Shkodrës, por për shkak te mos arrestimit te Licit, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.

Në tetor të vitit të kaluar, në media u bë publike se lajmi se Ibrahim Lici ndodhej në Turqi dhe se autoritet turke kishin sinjalizuar ato shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Por një gjë e tillë u mohua nga Ibrahim Lici, ku theksoi në një reagim se ishte i lirë.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

Emri i Ibrahim Licit si autor dyshohet se doli nga dëshmia e Ergys Maljas para grupit hetimor, pasi pak ditë pasi u arrestua, ai akuzoi Ibrahim Licin si autor të vrasjes. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halit: 11/05/2023 08:15

    Nuk duhet te denihet te pakten sa te heqe qafe edhe ca morra neper Shkoder. Ky e ka pastru mjaft Shkodren edhe nja 10 Bajra kane ngele.

    Përgjigju
  • kiraskiras: 10/05/2023 19:37

    Ma gëzofsh të përjetshmin bespreri i shekullit!

    Përgjigju
    • O asmer: 26/05/2023 15:56

      Dil me emer taman pse sdel

    • Kiras kiras: 10/05/2023 22:04

      Aq djem tfort jan sa me cdokusht dojn me fut nburg..gjynah per kte djalin e din kret shkodra qe nuk e ka vra ibrahimi ti K ka gjykat aty...prok me 100 vula ka vetem info nga policija te cilen e kan pagu per me than qe e ka vra ibrahimi...

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?