Atentati në Kurbin/ Policia përgënjeshtron Berishën: Nuk kemi hequr asnjë kamera nga biznesi i Ardjan Gjeloshit dhe s’kemi ushtruar asnjë kontroll

10 Shkurt, 20:41| Përditesimi: 11 Shkurt, 13:05

  • Share

1707554607_finalprojekt.01083024.Still135.jpg

Policia e Kurbinit ka sekuestruar kamerat e biznesit të pronarit të firmës së inerteve Ardjan Gjeloshi i cili mbeti i plagosur lehtë nga një atentat me armë zjarri ku u ekzekutua ekonomisti i tij Selman Mihana.

Në njoftim theksohet se po sekuestrohen në cilësinë e provave materiale të gjitha pamjet filmike që mund të çojnë në zbardhjen e itinerarit të ndjekur nga autorët. Ndërsa hidhen poshtë akuzat e Berishës në një postim në facebook "se shefi i policisë Shkëlzen Metushi ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat e sigurisë nga biznesi i Ardjan Gjeloshit si dhe ka bërë kontrolle të befasishme si formë presioni"

Reagimi i plotë i policisë së Kurbinit:

Në lidhje me një shkrim të postuar në rrjete sociale, nëpërmjet të cilit akuzohet shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin, për ndihmesë të autorëve të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, sqarojmë opinionin publik se akuzat janë tërësisht të pavërteta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin nuk kanë hequr asnjë kamer nga biznesi i shtetasit Ardjan Gjeloshi dhe nuk kanë ushtruar asnjë kontroll në ambientet e këtij biznesi.

Mëngjesin e sotëm grupi i posaçëm hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pamjet filmike të regjistrura nga kamerat e biznesit të këtij shtetasi dhe vijon të sekuestrojë çdo pamje filmike në itinerarin që dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët, pamje të cilat do t’i shërbejnë grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform procedurave ligjore dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet intensive për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë shpreh keqardhje për këto aludime dhe akuza, që kanë për qëllim denigrimin e drejtuesve të Policisë së Kurbinit, të cilët karakterizohen nga integritet i lartë moral dhe profesional. Ftojmë mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë dhe të çdo paligjshmërie që konstatojnë, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.


Lajmi kryesor:

Atentat brenda zyrës pronarit të një firme inertesh në Kurbin, mbetet i plagosur! Vritet ekonomisti që ndërhyri për ta mbrojtur (EMRAT+VIDEO)


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?