Novruz Cenalia dhe Azgan Mërnica

Vrasja e efektivit të policisë në Fier, Prokuroria ngre dy akuza ndaj autorit të ngjarjes

15 Maj, 16:15| Përditesimi: 15 Maj, 17:57

  • Share

Prokuroria e Fierit ka ngritur dy akuza për autorin e vrasjes së efektivit Novruz Cenaliaj, Azgan Mërnicës, mesditën e 13 majit në fshatin Baltëz në Fier.

Konkretisht prokuroria akuzon Azgan Mërnicën për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

‘Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit, Prokuroria e Fierit procedim penal për ‘Vrasje të punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’

Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.

Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.

Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar.

Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.’-njofton prokuroria.

Prej mesditës së 13 majit, policia është vënë në kërkim, të Agzan Mërnicës i cili vrau me një plumb në kokë efektivin e policisë së ‘Shqiponjave’ Novruz Cenaliajn. Mërnica, ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021. Kjo faktohet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishes, Luan Baci në prill të vitit 2021.

23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas saj, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 16/05/2024 00:01

    cfarw policesh jeni ju..duhej ta kishit vrare aty ne vend...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?