Vrasja e dyfishtë në Lezhë, viktimat sapo ishin kthyer nga Italia! Ish-dhëndri i dënuar në Itali për dhunë, kishte 6 vite që ishte divorcuar nga gruaja

30 Gusht 2022, 07:36| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 19:24

  • Share

LEZHË- Babë e bir u ekzekutuan me armë zjarri nga ish-dhëndëri i tyre në Lezhë. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash sapo kishin hyre në oborrin e banesës së tyre dhe nga plagët e marra gjeten vdekjen e menjëhershme. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin, por pa arritur që ta prangosë. Ai është Besnik Pjetri 45-vjeç banues në Troshan i cili pas krimit është larguar, duke i shpëtuar policisë. Policia bën me dije se për kapjen e tij po krihet e gjithë zona si dhe po ushtrohen kontrolle në vendet nga ku mendohet se mund të jetë fshehur.

Ndërkohë nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe mbledhjes së dëshmive, bëhet me dije se babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin patur një dasëm në vendlindje tek disa të afërm të tyre. Siç duket ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banese është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Fqinjët e familjës Perjaku thonë se janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa nuk kishin patur dijeni që babë e bir ishin kthyer nga Italia ku jetonin e punonin prej më shumë se 20-vitesh.

Sipas burimeve autori i ngjarjes Besnik Pjetri i cili ishte babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohë kishte patur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj, madje për këtë çështje ishte arrestuar dhe nga policia në Itali dhe kishte qëndruar për rreth 2 vite në burg. 45-vjeçari pretendonte se familje e ish-nuses së tij i kishte borxhe dhe nuk ja kishin kthyer, ndërsa së fundmi nuk e kishin lejuar të takonin as vajzat çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë.

1661849544_Gentperjaku.jpg

Autori Besnik Pjetri dhe një nga viktimat Gent Perjaku

Ora 19:27
U vra nga ish-burri i vajzës, kush është Pjerin Përjaku që u ekzekutua në Lezhë së bashku me të birin

1661880669_Sequence03.00351211.Still055.jpg

Report Tv ka siguruar fotografitë e Pjerin dhe Gentjan Përjakut, babë e bir, dy viktimat e krimit në Lezhë. Ata u vranë një natë më parë nga Besnik Pjetri, i cili është ende në arrati.

Dy viktimat, të cilët kishin pak ditë që ishin kthyer nga Italia ku punonin prej 20 vitesh, do të përcillen për në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Prull.

Sipas burimeve autori i ngjarjes Besnik Pjetri i cili ishte babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohë kishte patur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj.

Ora 11:42
Vrau ish-vjehrrin dhe kunatin, Besnik Pjetri pretendonte se familja ish-gruas i kishte borxhe

1661849544_Gentperjaku.jpg

Të tjera detaje mësohen nga vrasja e dyfishte në Lezhë, ku 45-vjeçari Besnik Pjetri vrau në shtëpinë e tyre ish-vjehrrin Pjrein Përjakun dhe kunatin Gent Përjakun.

Burime për Report Tv bëjnë me dije autori i ngjarjes Besnik Pjetri pretendonte se familje e ish-nuses së tij i kishte borxhe dhe nuk ja kishin kthyer, ndërsa së fundmi nuk e kishin lejuar të takonin as vajzat çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë.

Ora 11:29
U vra nga ish-burri i motrës, kush është 32-vjeçari Gent Përjaku

1661851846_Gentperjaku.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 32-vjeçarit Gent Përjaku i cili u vra me armë zjarri nga Besnik Pjetri, ish-burri i motrës së tij. Viktimë ka mbetur edhe babai i tij 56-vjeçari Pjerin Përjaku.

Ora 08:47
Vrau babë e bir në Lezhë, Report Tv siguron foton e Besnik Pjetrit

 

Report Tv ka siguruar foton e Besnik Pjetrit, i cili vrau me armë zjarri mbrëmjen e kaluar ish-vjehrrin e tij dhe kunatin, Pjerin e Gent Përjaku. Megjithëse kishte 6 vite i ndarë nga gruaja, ato kishin pasur vazhdimisht konflikte.

Ora 08:26
Babë e bir u vranë nga ish-dhëndri, flasin fqinjët: Prej 20 vitesh jetonin në Itali, mbrëmë ishin kthyer

 

Fqinjët e Pjerin Përjakut dhe Gent Përjakut (babë e bir) të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre kanë folur për Report Tv. Ato kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali.

‘Na thanë është bërë nami i zi. Janë vendali të ka hershëm.’- u shpreh një fqinje.

‘Ka disa vjet që kanë ikur në Itali. Mbrëmë më duket se ka ardhur. Më ka ardhur shumë keq se e kam pas shumë dashamirës. Kanë jetuar në Itali për nja rreth 20 vjet. Ka pas ardhur i shkreti. Ka qenë person i papamë si familje, taksirati të gjen.’- u shpreh një fqinj tjetër.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?