Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Astir/ Një vajzë u takua me Erigers Mihasin: Më çoi ikonë trëndafili! Policia kontroll tek 'Gabeli’ i Klanit Duka, gruaja: Ka dalë për peshkim! Zbardhet ekspertiva

15 Nëntor 2021, 16:40| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 18:51

  • Share

TIRANË- Një vajzë ka pasur kontaktin e fundit me Erigers Mihasin, i ekzekutuar me breshëri plumbash të shtunën në Tiranë. Pavarësisht se dëshmia e saj nuk ka ndihmuar hetuesit të shkojnë drejt autorëve, ajo u tha se kishte bërë një xhiro nëpër Tiranë me makinën tip “Audi”. E reja ka treguar se zbriti në afërsi të Komunës së Parisit, ndërsa mesazhi i fundit që 32-vjeçari i dërgoi në celular ishte një ikonë trëndafili.Levizjet e saj  konfirmohen edhe pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë.

Nga Komuna e Parisit, Erigers Mihasi dhe Armand Dumani shkuan në drejtim të Unazës së Madhe dhe brenda pesë apo gjashtë minutash makina e tyre u qëllua me breshëri plumbash kallashnikovi. Hetuesit nuk kanë akoma emra konkret autorët për atentatin, por ngrihen dyshime  për konflikt midis bandash në territorin e kryeqytetit. Shumë banesa nëdisa zona të Tiranës janë kontrolluar dhe mbi 20 veta u shoqëruan.

Një burim konfirmon për Report Tv se kontroll është bërë kontroll edhe në banesën e Elvis Gaçajt, i njohur anëtar i klanit “Duka”. Gjatë kontrollit, Gaçaj nuk është gjetur në banesë, kurse bashkëshortja e tij u tha se ishte jashtë Tirane për peshkim dhe celularin nuk e kishte me vete.

Grupi që bënë pjesë Gaçaj është rival me grupin e Ervis Martinaj dhe për këtë arsye hetuesit dyshojnë nëpërfshirjene tij në ngjarje. Gacaj i njohur si “gabeli” ka qënë një nga të dyshuarit kryesor për vrasjene Santiago Malkos, por asnjëherë nuk u vërtetua me prova. Hetuesit janë në pritje të përgjigjes së kompanive celulare për të verifikuar komunikimet e fundit të dy viktimave. Ka dyshime se ata janë telefonuar gjatë ditës dhe përmes tabulateve synohet të sigurohen të dhëna të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Në ekspertizën paraprake të atentatit thuhet se Erigers Migasi është qëlluar me 13 plumba në trup, pjesa më e madhe e tyre në shpinë dhe gjoks, ndërsa një tjetër plumb e ka kapur në qafë. Shoku i tij, Armand Dumani mori katër plumba në pjesën e sipërme të trupit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/11/2021 23:55

    Me te vertete,sot zor se gjen njeri qe te lere cel.sidomos modelet smart.Ndonje i moshuar dhe mundet,por jo mosha e mesme dhe te rinjte.Sot zgjohesh,ha buke e fle me cel.,s.d.q.kjo vajza paska qene me fat.Sikur te kishte vazhduar te ishte ne makine,mund t'a kishin vrare dhe ate.

    Përgjigju
  • Lala: 15/11/2021 23:14

    Ajo "vajza" mos është pak kurvë?D.m.th. "çupa" pa një makinë të badhë i pëlqeu hypi lartë e bëri një xhiro? Tëmën e sëmës ja në të thella këto punë nuk "kuptohen".

    Përgjigju
  • Tirona: 15/11/2021 21:22

    Gabeli e ka vra , ku paska vajt per peshkim e ka harru tel ne shpi hahaha sa qesharake

    Përgjigju
  • Turi: 15/11/2021 17:32

    Asgje nuk do te zbulohet nga tel , ketu krimi eshte shume para nga policia sepse bashkepunon me politikane kjo eshte Shqiperia

    Përgjigju
    • Zef zefaj: 15/11/2021 19:32

      Ne bizn duhet ndershmeri ndryshe ...

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?