Eduart Lamaj dhe Ilir Xhepaj

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, prokuroria përfundon hetimet

30 Dhjetor 2020, 16:01| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 16:16

  • Share

Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Nën akuzë janë 6 persona persona, për vrasje në rrethana cilësuese, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, ndërsa në detyrim paraqitje janë 2 mjekë.

Në pranga kanë rënë Ilir Xhepaj e Eduart Lamaj, në kërkim Klaudio Perkola e Elson Alija, kurse në detyrim paraqitje janë lënë mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku. Mjekët Lama dhe Marku mjekuan Eduart Lamajn në një spital privat.

Bujar Lika u ekzekutua më 30 maj në lokalin e vëllait të tij në Laç së bashku me biznesmenin Paulin Markaj alias Gjergji. Eduart Lamaj me automatik dhe i veshur si polic, ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhedhin Bujar Hasani dhe Paulin Gjergji. Nga analizimi i pamjeve filmike, dallohet qartë se Bujar Hasani, ka reaguar menjëherë me armë pistoletë duke qëlluar mbi Lamajn.

Por ky i fundit edhe pse është rrëzuar ka hapur zjarr me automatik teksa ndodhej i shtrirë, duke vrarë në vend Bujar Likën dhe plagosur rëndë Paulin Gjergjin, i cili më pas gjeti vdekjen në spitalin e Traumës. Gjithashtu, kamerat kanë fiksuar dhe tre autorët e veshur si policë, Ili Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkola teksa tërheqin personin e katërt të plagosur, duke e hipur në makinën tip 'Golf' dhe mandej janë larguar me shpejtësi.

Klaudio Perkola e Elson Alija

Komento

Komente

  • Vicidoli: 30/12/2020 17:51

    Keta jane bandite qe i ka pais me arne Edvin Rama. Te vohemi ta shporrim kete vrases.Birisha shpres per Shqipnin

    Përgjigju
    • Po robi po: 14/01/2021 17:03

      Le nom er burr. Bohu rob i her ,harroje pseudonimin. Ene ne lajmet e sportit kte koment ke .Fajin e ka Rama ta shporrim Berisha shpresa k@rit

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?